TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Janar 2024, 21:12

"Bardhi një zgjidhe emergjente, jo afatgjate", Minxhozi: Nuk mund ta ndryshojë situatën politike

Shkruar nga Pamfleti

"Bardhi një zgjidhe emergjente, jo afatgjate", Minxhozi: Nuk mund

Analisti Skënder Minxhozi ka analizuar situatën politike në vend, duke u ndalur tek përçarja e PD, deklaratat për bashkimin e saj, si edhe rolin e kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhit.

Gjatë një interviste për “Abc News”, Minxhozi tha se Bardhi nuk mund të jetë një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet opozita aktualisht.

“Gaz Bardhi ndodhet tani mes atij ballkoni dhe atyre të Uashingtonit. Është një tërheqje shumë e fortë, hija e rëndë e doktorit, fuqinë politike brenda atij kuadrati e ka jo të vogël dhe në anën tjetër Amerika që thotë ‘jo’ Berisha. Gazment Bardhi ka vetëm një avantazh, që është një farë “soji i treti” në këtë histori, por një i tretë rastësor. Nuk ka as karrierën e rëndë e të gjatë të Berishës dhe nuk ka as karrierën e Bashës. Dhe vjen si një zgjedhje e Lulzim Bashës. Dhe po ashtu vjen si një zgjidhje emergjente dhe jo si një zgjidhje largpamëse. Ky kuadrat në mes është i shumtë, por s’ka lider. Por pse amerikanët merren me Bardhin? Sepse në këtë moment protagonizmin politik e ka Gazment Bardhi. Por unë jam i bindur se nuk mund të jetë Bardhi një zgjidhje”, tha Minxhozi.

Lini një Përgjigje