Gazetari Artan Hoxha ka folur, çështjes hetimore të 21 Janarit dhe dëshmisë së tij në SPAK.
Hoxha ka thënë se gjykata mund të marrë vendimin që ai të tregojë burimin lidhur me kasetën origjinale, edhe nëse nuk e tregon, sipas tij do të jetë i arrestuari i parë për këtë çështje.
“Në rast se Prokurori e kërkon me këmbëngulje burimin, është ligji që e përcakton këtë gjë. Unë po them në këtë vend se, nëse një prokuror i merr gazetarit burimin, atëherë gazetari është i detyruar të japë burimin në një seancë sekrete, nuk na mbron. Na detyron të japim burimin. Nëse nuk jap burimin, kam pasoja, që mbase duhet të çel rrugën dhe të shpëtoj të tjerë prapa. Dhe në këtë situatë, që nuk është më hipotetike, 21 Janari mund të përfundojë pas 16 vitesh dhe i vetmi i arrestuar të jem unë”, tha Hoxha në “Euronews Albania”.
Gazetari u paraqit dje në SPAK për dorëzimin e materialit, teksa duhet të shohim se si do të vijojnë hetimet pasi deri më tani nuk ka asnjë zhvillim.
Lini një Përgjigje