TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2026, 13:45

Ligji i “sinjalizuesve”, shteti garanton mbrojtje për spiunët në administratë dhe biznese

Shkruar nga Pamfleti
Ligji i “sinjalizuesve”, shteti garanton mbrojtje për
Spiunët në administratë /

Nga shkurti 2026, raportuesit e brendshëm dhe familjarët e tyre përfitojnë 21 garanci ligjore, nga ruajtja e vendit të punës te mbrojtja e identitetit dhe transferimi i sigurt...

Një ligj i ri që hyn në fuqi nga shkurti 2026 u garanton mbrojtje të plotë personave që sinjalizojnë shkelje në administratën publike dhe në sektorin privat. Kuadri ligjor parashikon 21 masa mbrojtëse, përfshirë ndalimin e shkarkimit, uljes në detyrë, presionit psikologjik, dëmtimit të reputacionit dhe përjashtimit profesional. Mbrojtja shtrihet edhe te familjarët dhe kolegët e sinjalizuesve, ndërsa shteti ofron ndihmë juridike falas, kompensim dëmi dhe mundësi transferimi në një vend tjetër pune, duke e institucionalizuar sinjalizimin si mekanizëm të mbrojtur ligjërisht.

Duke nisur nga muaji shkurt 2026, spiunët vullnetarë brenda administratës publike dhe në kompanitë private, të quajtur “sinjalizues”, si dhe familjarët e tyre, do të kenë mbrojtje nga shteti për vendet e punës dhe të drejta të tjera sociale.

Në këmbim të spiunimeve vullnetare, sinjalizuesit do të kenë mbrojtje të garantuar nga shteti, edhe në rastet kur janë anonimë dhe dekonspirohen nga ata që marrin informacionet.

Për të garantuar që sinjalizuesit të mos kenë pasoja në vendet e punës dhe të mos u mohohen të drejta të tjera nga drejtuesit e institucioneve apo pronarët e bizneseve, është miratuar ligji që u ofron mbrojtje shtetërore dhe ndalon hakmarrjen ndaj tyre dhe familjarëve.

Sipas ligjit, në listën e personave të lidhur me sinjalizuesit përfshihen bashkëshorti, bashkëjetuesi, të afërmit, si dhe kolegët dhe familjarët që punojnë për të njëjtin punëdhënës ose që ushtrojnë veprimtari sinjalizimi për të njëjtin interes publik.

Ja 21 garancitë për spiunët në administratë, shërbimet shtetërore dhe në biznese

1.   Mbrojtje nga të gjitha format e hakmarrjes.

2.   Mbrojtje e identitetit dhe ruajtje e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, përfshirë rastet e sinjalizimit anonim.

3.   Ruajtje e konfidencialitetit të burimit të informacionit të dërguar nga sinjalizuesi.

4.   Ndihmë juridike falas nga shteti për sinjalizuesin, në rastet e veprimeve hakmarrëse.

5.   Kompensim i dëmit të shkaktuar si rezultat i veprimeve hakmarrëse.

6.   Ndalimi i pezullimit dhe shkarkimit nga puna për shkak të raportimeve.

7.   Ndalimi i uljes në detyrë, transferimit të detyruar dhe ndryshimit të orarit të punës.

8.   Ndalimi i uljes së pagës dhe shpërblimeve financiare.

9.   Ndalimi i heqjes së statusit profesional dhe privilegjeve që lidhen me vendin e punës.

10.  Ndalimi i pengesave për ngritje në detyrë.

11.  Ndalimi i përjashtimit nga programet e trajnimit.

12.  Ndalimi i vlerësimit negativ në marrëdhënien e punës.

13.  Ndalimi i intimidimit, ngacmimit, presionit psikologjik ose përjashtimit nga ambienti i punës.

14.  Ndalimi i diskriminimit dhe trajtimit të padrejtë gjatë punës.

15.  Ndalimi i mosrinovimit të kontratës nga e përkohshme në të përhershme, kur sinjalizuesi plotëson kriteret profesionale dhe ligjore.

16.  Ndalimi i ndërprerjes së kontratës së përkohshme të punës.

17.  Ndalimi i dëmtimit të reputacionit, përfshirë në rrjetet sociale, dhe i humbjes së të ardhurave financiare.

18.  Ndalimi i përfshirjes së sinjalizuesit në “lista të zeza” që pengojnë punësimin në të ardhmen.

19.  Ndalimi i heqjes së licencës ose lejes për ushtrimin e aktivitetit privat.

20.  Ndalimi i referimit të pajustifikuar për ekzaminim psikiatrik ose mjekësor.

21.  Çdo sinjalizues i punësuar në administratë, shërbimet publike apo në bizneset private, me kërkesë të tij, ka të drejtë të transferohet në një vend tjetër pune dhe i garantohet vazhdimi i veprimtarisë së sinjalizimit./Pamfleti

 

ligji i sinjalizuesve administratë biznese

1 Komente

  1. J
    Jaho

    Lek të hedhura dhënë, ne gjithmonë i kemi pasur spiunët pa pagesë ????

    Lini një Përgjigje