Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Christopher Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.
Në një rrëfim për “Exclusive” për Top Channel, Hill shprehet se SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos një vit pas zgjedhjeve të vitit ’92.
-Pas fitores së PD ne zgjedhjet e ’92, një vit me vonë, lideri i opozitës, Fatos Nano u burgos dhe ekziston një narrativë që kjo u bë me lejen e SHBA-së?
Hill: Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993, dhe ju tregoj personalisht se kjo është 100% gënjeshtër. E kam fjalën, unë isha këtu. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një rast në Europë, sigurisht jo, por askund, që ambasadori amerikan të thotë: ‘oh, vendoseni në burg.’ Nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Dhe e di që është njëfarë legjende këtu, por thjesht nuk e pranoj që ka ndodhur ndonjëherë.
-Pra ju nuk autorizuat arrestimin e Nanos?
Hill: Jo, jo, nuk ka asgjë të bëjë me ne. Sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nga Shqipëria nuk mund të them nëse dikush ishte i përfshirë, por dyshoj. Me të vërtetë dyshoj. Mendoj se ishte e përshtatshme për disa njerëz të thonin: ‘oh, ai është në burg për shkak të amerikanëve,’ por kjo është më shumë një deklaratë anti-amerikane sesa diçka tjetër.
Në kafeneritë e Tiranës, të Amerikë , të kryeqyteteve të Europës dhe kudo në botë ku ka shqiptar, bëjnë përgjegjës elitën politike dhe trupën dipllomatike, për ngecjen e vëndit në rrethrrotullimin, e mos zhvillimit dhe shpopullimit. Gjysma e emigracionit shqiptar është ekonomik, gjysma tjetër është emigracion politik. 50% janë përzënë. Por në Shqipëri qarkullon një thënie, qysh pas rënies së sistemit totalitar: "Ai Kal që të shtije, ai të ngre". Nuk e shtiri Amerika vëndin drejt një tranzicioni pa fund, por edhe dipllomatët Amerikanë ju kanë ardhur pas avazit 'Kastës'politike të Tiranës. Sa për Europianët, as kemi patur pritshmëri dhe as kemi tani. Europa është kali që të shtje dhe jo kali që të ngre. Shpresa e sotme për shqiptarët: "Kali që të ngre, ështe Amerika e sotme. Teknikalitetet gjënden. Parija politike e Tiranës, zërave kritik ndaj saj , ju përgjigjet me shpoti:"Prisni zbarkimin e aleatëve".