TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2025, 09:48

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Morinë shqiptari

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari nga Kosova. Ai është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa po hynte në territorin e Shqipërisë, ndoshta për të humbur gjurmët.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.

Lini një Përgjigje