
Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar një tjetër tender ku del emir i Monika Kryemadhit. Teksa ka komentuar te “360 gradë” tenderin për figurat optike, gazetarja u shpreh se ajo fshihet dhe pas një kompanie që hyri në lojë për të marrë byzylykët e shërbimit të provës.
Bëhet fjalë për byzylykët që duhet të mbanin të dënuarit me shërbim prove. Në atë kohë Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI. Ministra kanë qenë Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.
“Pas këtij tenderi është prap Monika Kryemadhi. Por është në emra të tjerë kompania se nuk dua të them. Por ka shumë procedura që falë këtyre e njohjeve që këta njerëz të politikës, me shumë akses kanë ndërhyrë. Po flasim për një tender që sot është monopol. Dhe në atë kohë është dashur të ishte monopol”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje