TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 21:41

"SPAK po godet personat dhe jo sistemin"/ Zekthi debaton ashpër me Lubonjën: O Fatos, të ka hyrë tartakuti

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK po godet personat dhe jo sistemin"/ Zekthi debaton ashpër

Analisti Fatos Lubonja tha se SPAK po godet personat dhe jo sistemin. Duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, Lubonja u shpreh se çështja e rëndësishme është nëse SPAK kontrollohet ose jo nga kryeministri Edi Rama.

Analisti tha gjithashtu se goditja që u bë ka lidhje me eliminimin e opozitës, dobësimin e saj jo vetëm për zgjedhjet e 2025, por edhe në vitin 2029.

“Është një instrument i bandës së mazhorancës. Shikoni dosjen, flitet për korrupsionin e Ilir Metës, por nuk hetohen personat e tjerë që përfshihen në dosje”, tha Lubonja për "News 24".

Ndërsa analisti Fitim Zekthi, duke ndarë një tjetër qëndrim lidhur me SPAK, tha se ai po lëvizjet më të forta për të goditur korrupsionin. Zekthi shtoi se nuk beson se Edi Rama kontrollon SPAK.

 “Nuk mund të jetë SPAK një bandë që e kontrollon Rama, përsa kohë kemi SHBA dhe BE që e mbështesin. Unë nuk e di që SHBA të mbështesin një bandë në një vend anëtar të NATO-s”, u shpreh Zekthi.

Ai tha se po të shikoni, SHBA dhe institucionet amerikane dhe europiane mbështesin SPAK.

“Shikoni qëndrimet e DASH-it, keni deklaratat e Antony Blinken, keni reagime në mbështetje të SPAK, të drejtësisë së re”, tha analisti Zekthi.

Por analisti Lubonja tha se “ç’është kjo që flitet për autoritet amerikan, kërkoni të na mbyllni gojën. Ca është kjo që përmend edhe Blinken”.

“Ke ca argumente që janë bërë bozë”, tha Lubonja. Ai u shpreh: “shikoni Erdoganin, vend anëtar i NATO-s, a e mbështet SHBA? Diktator është. Ja po mbështesin Netanyahun”.

“SHBA po bën krime vetë”, tha Lubonja, ndërsa Zekthi iu përgjigj “o Fatos të ka hyrë tartakuti”.

“Tartakuti të ka hyrë ty nga Amerika”, vijoi Lubonja.

Lini një Përgjigje