TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 21:54

"Asnjë serial killer nuk është arrestuar si Meta", paralajmëron Prençi: Muajin tjetër SPAK futet në Kryeministri!

Shkruar nga Pamfleti

"Asnjë serial killer nuk është arrestuar si Meta",

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka komentuar momentin e arrestimit të Ilir Metës. Sipas tij, mënyra e arrestimit ishte jashtë çdo parimi.

Prençi u shpreh se nuk ka asnjë rast të serial killerave, të krerëve të grupeve të strukturuar që të jenë arrestuar në atë formë si Meta. Ai shtoi se SPAK ka gabuar me këtë mënyrë, pasi mund t’i vinte prangat në ambiente të tjera.

“Shqipëria në një fazë të rëndësishme të integrimit në BE. U çel grupkapitulli i parë me të drejtat e njeriut. Si person i interesuar për ligjshmërinë lexova ligjin për policinë e shtetit. Në nenin 7 policia ka përzgjedhur si model policimin demokratik bazuar në 12 parime, proporcionaliteti, paanshmëria etj. Të gjithë ekspertët i kam ftuar vetëm një parim që është respektuar në arrestimin e ish presidentit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë rast të serial killerave, të krerëve të grupeve të strukturuar që të jenë arrestuar në atë formë si ish president.

Uroj të mos ketë pasur urdhër mbi veten policia. Nëse ka vepruar për të diskredituar ish presidentin, ka diskretiduar veten. Ishin jashtë çdo standardi demokratik. Së pari gaboi SPAK, mund ta thirrte në SPAK dhe t’i komunikonte marrjen i pandehur dhe t’i vinte prangat. Mund t’i çonte patrullën në zyrë, shtëpi. Ka ndonjë polic që i dha urdhrin e arrestit? Ishte veprim terrorist. Muajin tjetër futet SPAK në kryeministri, për cilin ta tregoj pastaj”, tha Prençi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje