TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 21:25

A i rrezikohet jeta në qeli Ilir Metës? Andeuna Llabani tregon si po sillet ish-presidenti në burgun 313

Shkruar nga Pamfleti

A i rrezikohet jeta në qeli Ilir Metës? Andeuna Llabani tregon si po

Gazetarja Anduena Llabani ka rrëzuar si mundësi që i Ilir Metës t’i rrezikohet jeta në burg.

Duke folur në “360 Gradë” mbi akuzat që ka hedhur Partia e Lirisë, ajo ka treguar se çfarë po ndodh në burgun 313 dhe se si është jeta e tij atje.

Është vendosur në një regjim ku nuk ka person të rëndësishëm të botës së krimit që ka pasur kontradikta. Nuk jam në dijeni nëse është e vërtetë që i është dhënë një letër na shkruaj emra. Mua duket absurd. Unë kam komunikuar me drejtorinë e burgjeve ku ata kanë marrë një sërë masash dhe janë duke u kujdesur ndaj zotit Meta të mos ketë asnjë lloj incidenti, asnjë lloj ngritje zëri as nga policia që ruan te regjimi posaçëm. Nuk është e vërtetë që ka reagim të ashpër apo sjellje jo normale brenda këtij regjimi.. Sillet normal. Përgjigjet kur ne e kërkojmë dhe duam ta shoqërojmë. Sipas administratës është zero rreziku dhe çdo gjë duket në normalitet. Ka një arsye pse mbahet në burgun 313. Deri në rivlerësimin e masës së sigurisë të akuzuarit mbahen afër. Gjatë hetimit nëse do të ketë kërkesë apo nga vetë zoti Meta për të shkuar në një vend tjetër, për të qenë më të sigurt dhe komod administrata e burgjeve e lëviz”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje