TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 20:56

“Mamaja ime ka punuar gjithë jetën”, SPAK i rrëzon alibitë Monikës: Fatimja ka marrë 83 mijë lekë në muaj rrogë, si u bë milionere?

Shkruar nga Pamfleti

“Mamaja ime ka punuar gjithë jetën”, SPAK i rrëzon

“Mamaja ime ka punuar gjithë jetën”, SPAK i rrëzon alibitë Monikës: Fatimja ka marrë 83 mijë lekë në muaj rrogë, si u bë milionere?

Nëse shohim dosjen e SPAK, rezulton se të gjitha dallaveret i ka bërë Fatime Kryemadhi. Monika ka përdorur të ëmën e saj për të gjitha transaksionet, një manovër kjo për të shmangur deklarimin në ILDKP të pronave dhe shpenzimeve.

Por Monika në një dalje për mediat, Monika deklaroi se mamaja e saj kishte punuar gjithë jetën dhe kishte vënë pasuri. “Akuzojnë mamanë time se ka blerë një shtëpi 310 mijë euro. Po mo e ka blerë, mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë 2 mandate ndihmës gjyqtare me Sokol Binajn që sot është anëtar  në Gjykatën e Lartë, ka qenë 13 vjet në zyrë me Valentina Leskajn. Ka qenë kryetare e gruas së Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte kryetar i rinisë së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blenka dot një shtëpi?! Mamaja ime ka qenë me biznese, me tatime të paguara”, tha ajo.

Mirëpo SPAK i ka rrëzuar alibinë. Prokurorët kanë bërë një llogaritje të të ardhurave të saj dhe figuron se zonja ka marrë 8316 lekë në muaj.

Me procesverbalin e kqyrjes të datës 17 Janar 2023, është administruar kartela e pensionit e shtetases Fatime Kryemadhi nga e cila rezulton se kjo shtetase ka qenë e punësuar si infermiere me pagë neto 11.254 lekë ne muajin e fundit para daljes në pension dhe në datën 26 Nëntor 2001, ka përfituar pension pleqërie. Totali i të ardhurave mujore së bashku me kompensimet për shtetasen Fatime Kryemadhi është llogaritur në 8316 lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me shkresën nr. 362/2 Prot. datë 10 Korrik 2023, informon se shtetasja Fatime Sefedin Kryemadhi, nuk ka aktivitet privat të regjistruar në emrin e saj. Duke qenë se shtetasja Fatime Kryemadhi ka marrë kredi në shumën 335.000 Euro, një pjesë të të cilave ja ka kaluar Monika Kryemadhit e cila i ka përdorur për blerjen e banesës, është bërë edhe verifikimi i llogarive bankare të saj për të identifikuar mënyrën e likujdimit të kësaj kredie”, thuhet në dosje.

 

Lini një Përgjigje