
Pak ditë pas arrestimit me forcë të Ilir Metës, e dërguar me punë e SHBA ka pasur një takim me kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Takimi vjen pas atij me ministrin e Brendshëm. Sipas burimeve AMP po heton nëse policia tejkaloi kompetencat me ndalimin e Metës. Ndoshta kjo pjesë është diskutuar dhe me të dërguarën e SHBA, ndoënse në njoftimin e ambasadës nuk bëhet me dije.
“Ata vunë në dukje rëndësinë e reagimit të AMP-së ndaj ankesave publike si një mënyrë për të forcuar besimin e publikut dhe sundimin e ligjit – thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Drejtori i Përgjithshëm falënderoi ICITAP-in për përkushtimin e tij për ndërtimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit brenda AMP-së, si dhe për kontributet në pajisje, IT, dhe për ekspertizën e Ekipit Këshillimor të AMP-së, i cili është i integruar në Ministrinë e Brendshme. Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnim dhe mentorim për AMP-në përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA, në mbështetje të misionit të saj për përparimin e mbikëqyrjes policore, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit”, njofton ambasada e SHBA.
Lini një Përgjigje