
Fatbardh Kadilli deklaroi se rasti i arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbjes është fillimi i çmontimit të raporteve të politikës me krimin.
Në një intervistë për “Report Tv”, Kadilli shtoi se deputetë të tillë nuk flasin kurrë në Kuvend, por në prapaskenë në bashkëpunim me krimin mbledhin vota.
“Rasti i Çyrbjes është fillimi i çmontimin të raporteve të mazhorancës me botën e krimit. 23 javë më parë Gjykata e Strasburgut e legjitimoi si provë atë që sigurojnë organet ligjzbatuese nga përgjimet e Sky. Janë prova jo më indicie. SPAK ka vepruar pasi ka marrë këtë konfirmim. Lidhjet e politikës me krimin kanë qenë në distancë. Tipari i personave nga bota e krimit, krijojnë lidhje transversale në elektorale. Nuk ka të bëjë me zona. I kam parë edhe në zona shumë sqimatare edhe në zona shumë të ashpër. Krijojnë eficiencë. Është dorëzimi i politikës përballë tyre.
Është një deputet që kemi akuzuar se është shkarkuar nga policia në 2003 për lidhje me drogën. Të dy palët e dinin që kishte problematikë me drogën. Secili prej politikanëve filloi të flejë me krimin, prostitucionin. Duan fitoren e atij momenti. Nuk i sheh kurrë të flasin në parlament. Por aty në elektoral, përtej partive sigurojnë avantazh. Dhe nga një zonë krejtësisht e djathtë kthehet e majtë. Dhe Rama ka qenë talent për ta kthyer në kampin e vet”, tha ai.
Lini një Përgjigje