TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 16:12

Goditja e “peshqve” të mëdhenj nga SPAK, Ben Andoni: Koha që PD dhe PL të vazhdojnë pa Berishën e Metën!

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e “peshqve” të mëdhenj nga SPAK, Ben Andoni: Koha

Analisti, Ben Andoni duke analizuar situatën politike në vend, deklaroi se është koha që PD dhe PL të vazhdojnë pa Sali Berishën e Ilir Metën.

Në një intervistë në Ora News, Andoni shtoi se ky është momenti që dy partitë opozitare të përfitojnë pavarësinë nga këto dy figura dhe të nisin ri ngritjen. Ndërsa sa i takon Metës dhe Berishës, analisti shprehte se është koha që ata të japin llogari.

“Për sa i përket momentit të arrestit, ka lënë shumë për të dëshiruar. Për të mos thënë ka qenë një shfaqje shumë e shëmtuar. E para për mënyrën se si institucioni i policisë së shtetit përballet me figurën e një ish presidenti, ish kryeministri, kryetar partie. Pamje të cilat ne nuk do uronim të ishim për askënd.

Është tepruar pak me krahasimet që janë bërë në kohët e fundit por edhe në krahasimet më të këqija ka pasur diçka që qëndronte. Sepse edhe me kriminelët më të këqij këtu tek ne nuk është vepruar me këtë lloj ashpërsie. Ka ardhur koha që ai dhe individë të tjerë të përgjigjen realisht.

Në këtë moment opozita duket sikur është e goditur sepse ka dy kryetarët, njëri është në burg dhe tjetri është në arrest shtëpie.

Por ka qenë moment më i mirë se nëse këto parti do kuptonin realisht funksionimin e demokracisë më besoni se do dilnin shumë më të forta”, tha ai.

Lini një Përgjigje