
Pasi Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në burg, kreu i Partisë së Lirisë u transportua rreth orës 9 të mbrëmjes së 23 tetorit u transportua nga Blloku i sigurisë për në burgun Jordan Misja.
Natën e parë në burg, Meta e kaloi i vetëm në një dhomë survejimi të paraburgimit. Edhe ditën e dytë të burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, do të qëndrojë në ambientet e dhomës së survejimit, deri në një vendim tjetër nga burgu 313.
Mësohet se ndryshe nga sa është shfaqur në seancën e të mërkurës ku ka sulmuar prokurorët e SPAK, me tone të larta, brenda qelisë Ilir Meta ka qenë i qetë.
Ai ka komunikuar normalisht me stafin e burgut, ndërsa nuk ka shfaqur problematika as me shëndetin, dhe as me vendin ku po qëndron i izoluar. Në ajrosje, Meta ka dalë i vetëm në një ambient të veçuar për shkak të pozicionit të tij si person ende nën hetim.
Sipas asaj çfarë parashikohet në rregulloren e brendshme të burgut, Ilir Meta, mund të qëndrojë në dhomën e survejimit nga 1 deri në 10 ditë. Pasi të kryhen të gjitha procedurat, shëndetësore, rrezikshmërisë, por edhe statuseve që ka mbajtur gjatë jetës së tij në politikë, Meta pritet të vendoset në dhomat normale të paraburgimit, deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij.
Mësohet se i vetmi që ka pasur komunikim me ish-Presidentin Ilir Meta, ka qenë avokati i tij mbrojtës.
Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci.
Lini një Përgjigje