TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 13:18

Shtyrja e seancës për ‘Partizanin’, Gjokutaj: Janë 160 mijë faqe materiale, do kërkojmë pushimin e çështjes!

Shkruar nga Pamfleti

Shtyrja e seancës për ‘Partizanin’, Gjokutaj: Janë

Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”.

Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.

Ai pohoi se seanca u shty dhe më tej do vendoset nëse do kalojë për gjykim themeli, kurse dosja sipas tij ka 160 mijë faqe (më voluminozja deri tani). Gjokutaj theksoi se do vijojë të kërkojë pushimin e çështjes si të pabazuar në prova dhe lirimin e Berishës nga arresti i shtëpisë.

“Do ta çmojmë dhe kur ta konkludojmë dhe do e themi. E kemi në konsiderate revokimin e masës së sigurisë dhe do kërkojmë pushimin e çështjes.

Zoti Berisha nuk është e nevojshme të paraqitet. Në seancat proceduriale prezenca e tij s’është e nevojshme. Por sigurisht në seancë kur do jetë e nevojshme prezenca do të çmohet nga ai dhe ne, sepse ai do jetë pjesë e procesit në vijim.

Sigurisht kemi tagrin ta përfaqësojmë në mungesë. U çel procedimi gjyqësor procedura është në rregull. Nëse do, është firmosur majtas apo djathtas, nuk të ndihmoj dot. Seanca është caktuar para dhjetë ditëshit, por janë 160 mijë faqe. Ne i kemi marrë aktet, sepse s’duhet vetëm lexim, por edhe konsultim, sepse aty ka edhe ujëra materiale. Ne do kërkojmë pushimin e çështjes, pastaj vendimmarrja e çështjes mbetet në vijim nga palët", tha Gjokutaj.

 

Lini një Përgjigje