
Një nga gjyqtarët e Romës, që rrëzuan paktin e emigrantëve mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit ka marrë kërcënime.
Silvia Albano është një nga gjashtë gjyqtarët në njësinë e imigracionit të gjykatës së Romës që hodhi poshtë ndalimin e 12 emigrantëve, duke deklaruar se vendet e tyre të origjinës - Bangladeshi dhe Egjipti - nuk mund të konsideroheshin të sigurta bazuar në një vendim të 4 tetorit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. .
“Fushata e sulmeve që nisi kundër magjistratëve në veçanti kundër Silvia Albano-s ka kontribuar në ndërtimin e një klime kontrasti, urrejtjeje që çoi në kërcënime të rënda për sigurinë dhe jetën e saj”, njoftuan autoritetet. Mësohet se gjyqtarja ka bërë kallëzim në prokurori.
Vendimi i gjykatës së Romës të premten, i cili çoi në kthimin e migrantëve në Itali nga qendra e sapohapur, u kritikua nga anëtarët e qeverisë, përfshirë ministrin e Drejtësisë Carlo Nordio, i cili e përshkroi atë si "jonormal".
Pas vendimit, qeveria miratoi të hënën një dekret të ri që rendit 19 vende, përfshirë Egjiptin dhe Bangladeshin, si të sigurta, duke thënë se gjykatat nuk mund të vendosin kundër tij në bazë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të 4 tetorit, mbi të cilën u bazua vendimi i së premtes.
Lini një Përgjigje