TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 15:47

“SPAK u ndihmua”, Artan Hoxha zbulon ‘dorën e fshehtë’ nga përtej Atlantikut që fundosi Metën!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK u ndihmua”, Artan Hoxha zbulon ‘dorën e

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se SHBA ka ofruar informacione të rëndësishme për hetimet që po zhvillohen ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se SPAK ka marrë të dhëna të dorës së parë nga SHBA, të cilat lidhen me dy çështje kryesore: atë të CEZ DIA-s dhe lobimit në SHBA.

Më tej Hoxha shtoi se SPAK ka bashkuar tre procedime që lidhen me Metën, ndërsa theksoi se çështja e lobimit është veçanërisht e ndihmuar nga infomacione dhe prova te ardhura nga autoritetet amerikane.

Ai shpjegoi se shuma e parave e deklaruar nga LSI në atë kohë për lobimin në SHBA, ishte rreth 27 mijë dollarë, ndërsa pagesa reale e deklaruar nga kompania e lobimit ka qenë më shumë se gjysmë milioni dollarë.

Të treja procedimet janë bashkuar. Çështja e lobimit është shumë interesante, pasi sasia e parave që ka kaluar nga thesari i LSI-së në atë kohë, me paratë që janë deklaruar në departamentin e thesarit të SHBA, është fare minimale, është një shifër te 27 mijë dollarë, ndërkohë që pagesa që është bërë realisht dhe është deklaruar nga kompania e lobimit në SHBA është më shumë se gjysmë milioni dollarë. Duhet parë se si kanë ardhur këto para dhe burimi i tyre.

Këtë e ka hetuar SPAK dhe këtu e ka ndihmuar informacioni që ka marrë nga SHBA. Autoritetet amerikane kanë ndihmuar shumë hetimin e kësaj çështjeje duke servirur informacione të dorës së parë.

Edhe për çështjen e CEZ DIA-s ka informacione që janë dhënë nga SHBA, sepse bashkë me zotin Kastriot Ismailaj, në këtë kompani ka qenë bashkëpronare një qytetare amerikane, Rebecca Gaskin Gain.

Ajo nuk është proceduar pasi ka bërë një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe ajo ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me CEZ DIA-n dhe se si politikanë shqiptarë kishin ndërhyrë”, tha Hoxha.

 

Lini një Përgjigje