TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 16:01

Stallat e derrave i shënuan si shtëpi, dosja e abuzimeve me rindërtimin i kalon SPAK; të përfshirë edhe zyrtarë të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Stallat e derrave i shënuan si shtëpi, dosja e abuzimeve me

Aferat në Rrogozhinë me rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti, do të hetohen nga SPAK.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencën pas dyshimeve se të implikuar janë edhe funksionarë që hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Më 30 shtator 2024 me kërkesë të Prokurorisë Durrës u vunë në pranga 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë për një dëm prej 3.5 milionë euro ndërsa në hetim janë edhe 78 të persona të tjerë.

Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimeve të banorëve të Rrogozhinës, të cilët u ankuan se me procesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Krahas personave të arrestuar, në hetim janë dhe 78 persona që kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit për veprën penale të mashtrimit.

Lini një Përgjigje