TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 16:05

“Meta kërkoi strehim politik në Hungari", Spartak Ngjela tregon çfarë ndodhi pak para arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

“Meta kërkoi strehim politik në Hungari", Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela tha se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK.

Ngjela u shpreh se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por u kthye sërish në Shqipëri pasi Budapesti i pranoi kërkesën për strehim politik.

“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela për “RTSH”.

Ish-presidenti Ilir Meta u vu në pranga të hënën e 21 tetorit, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim e fshehje pasuri dhe pastrim parash. Meta u la në “arrest me burg” nga GJKKO, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. E njëjtja masë u vendos për Pirro Xhixhon dhe mikeshën e Kryemadhit, Ema Çokun.

Lini një Përgjigje