TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 19:19

Gazetarja jep detaje nga arrestimi i Çyrbes: Tani u hap loja, të shohim kush janë politikanët e tjerë që dalin te Sky Ecc

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja jep detaje nga arrestimi i Çyrbes: Tani u hap loja, të

Gazetarja Keti Banushi ka dhënë detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbes. Sipas saj, Çyrbja është i vetmi politikan që goditet nga komunikimet Sky Encro. Po ashtu tha se do të ketë dhe emra të tjerë

Ka qenë në hetim dhe kjo falë zbërthimit të SKy Ecc. Politikani i parë që goditet nga përdorimi i Sky Ecc. Kanë gjetur komunikime që përbëjnë vepër penale. Krahas policisë, grupeve kriminale, tashmë po goditet politika për komunikimet në Sky. Të paktën në 7 raste ka njoftuar element me precedent për veprime që përbëjnë sekret shtetëror. Duke marrë informacion këto elementë largoheshin.

Një prej tyre është Altin Hajri, të tjerët nuk janë përmendur. Dosja nuk është marrë pasi ka persona të tjerë. Duke i marrë këto informacione ka kryer korrupsion jo në para por në vota. I pari politikan që goditet nga komunikimet nga Sky Eç. Tani u hap loja. Të shohim kush janë të tjerët”, tha ajo në “Report TV”.

 

Lini një Përgjigje