Muhammed Alabbar pronari i kompanisë Eagle Hills, duket se nuk është aq i kulluar sa pretendon Edi Rama. “Sheiku” që do të ndërtojë projektin turistik në portin e Durrësit është thirrur nga policia indiane për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje mashtrimi mbi një projekt që kompania Emaar po realizon në Indi.
Sipas lajmit të bërë publik nga mediat indiane, krimi ekonomik i këtij vendi po heton kundër Emaar India Ltd dhe drejtorëve të saj për projektin e shtëpive Palm Garden në qytetin e Gurgramit.
"Çështja ka të bëjë me një çështje civile të ngritur nga disa blerës shtëpish kundër bankave nga të cilat ata kishin përfituar kredi për prona me vlerë rreth "1 kror rupi", ku zyrtarët e Emaar janë bërë palë në këtë çështje,"-tha zëdhënësi.
Sipas njoftimit të Policisë së Indisë, Alabbar, i cili është një nga drejtorët e filialit të firmës së pasurive të paluajtshme në Indi - Emaar India Limited - së bashku me tre oficerë të tjerë të lartë në vend, janë kërkuar të paraqiten për t'u marrë në pyetje në rast. Tek njoftimi për Alabbar i lëshuar më 26 maj, shkruhet: Projekti Palm Garden po hetohet nga Seksioni IV i Krahut të Veprave Ekonomike, Policia e Delhi, Nju Delhi.
Policia e Delhit filloi hetimin pas denoncimeve të Manish Kumar Patni, një qytetari Indian, i cili kishte prenotuar blerjen e një shtëpie në kompleksin e Emaar. Patni akuzoi se Emaar India Limited, kreu mashtrim dhe vepër penale duke u shitur shtëpi qytetarëve Indian në projektin Palm Garden.
Projekti rezidencial u lançua në vitin 2010 dhe kompania u kishte premtuar blerësve se do t’i dorëzonte shtëpitë në periudhën shtator-dhjetor 2015. Sipas akuzës, kompania mori paratë nga blerësit dhe i orientoi ato në qëllime të tjera duke shtyrë në mënyrë të jashtëzakonshme përfundimin e projektit.
Po kështu qytetari ka akuzuar se kompania ka mashtruar me projektin dhe se nuk ishte pajisur me lejet e nevojshme nga autoritetet në kohën që shiti apartamentet. Po kështu në përmenden dhe disa banka vendase, të cilat kanë bashkëpunuar me Emaar.
Lini një Përgjigje