TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2023, 15:25

Rënia e Euros “pikëllon” edhe trafikantët, Artan Hoxha: ‘Bursa e bananeve’ nuk shet më me Euro e Dollarë, vetëm me Lekë

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e Euros “pikëllon” edhe trafikantët, Artan

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se rënia drastike e Euros ka pikëlluar edhe trafikantët. Sipas tij, kjo ka bërë që të bjerë ndjeshëm edhe çmimi i kokainës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka shkruar me ironi se tani edhe trafikantët nuk shesin më me euro, por e kanë kthyer me lekë.

Pyeta sot në mëngjes “bursën e bananeve” të Ekuadorit në Durrës, sa ka shkuar kilogrami?! Me euro dhe dollarë nuk shesim për momentin. Ka shkuar valuta për lesh… Po deshe me lekë shqiptare, bujrum,-më thane….”, shkruan gazetari.

artan hoxha kursi i kembimit

Lini një Përgjigje