TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2023, 10:45

Helmimi nga uji i banorëve në Bulqizë, merret nën hetim pronari i HEC-it privat

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi nga uji i banorëve në Bulqizë, merret nën hetim

Ditën e sotme ka patur vetëm 3 raste personash të helmuar nga uji që janë paraqitur në qendrën shëndetësorë Gjoricë në Bulqizë.

Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.

Nën hetim në gjendje të lirë është vënë Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat që dyshohet se ka ndotur ujin.

Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën dje në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona.

Sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.

helmimi nga uji i banorëve në bulqizë

Lini një Përgjigje