TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2023, 22:41

Afera në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Tomori: E njëjta kompani ka rikonstruktuar Kryeministrinë, ruani udhëheqësin!

Shkruar nga Pamfleti

Afera në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Tomori: E

Gazetari Klodian Tomori ka zbuluar se kompania që është përfshirë në korruptimin e Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë punime edhe në Kryeministri.

Vetëm sot SPAK njoftoi se ka vënë në pranga dy persona, teksa një ditë më parë nuk tregonte se kush i kishte dhënë paratë.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt", njoftoi SPAK.

Por Tomori shkruan me ironi se mos këta dy persona kanë bërë “proçkën” dhe në Kryeministri.

Ky që arrestuan sot këta ka bërë dhe supervizimin e rikonstruksionit të Kryeministrisë para një viti. Po të ketë bërë dhe atje tek Kryeministria, këtë stilin që bëri tek tenderi i Ogertës ruani udhëheqësin se do i bjere naj copë tavani në kokë.  Se nuk kemi nge të hyjmë dhe në kriza qeverisje tani”, shkruan gazetari.

tomori korrupsion

Lini një Përgjigje