
Duket se edhe sot Frederik Ndoci ja ka lënë Zotit ndëshkimin për ata që u përpoqën të ndalonin artin e tij gjatë komunizmit. Ai tha në emisionin ‘Më prit në fundjavë’ në RTSH se sot e kësaj dite ende s’kupton ata që morën vendime fatale dhe justifikohen me shprehjen ‘ashtu ishte sistemi’.
Mes kujtimeve Frederik Ndoci rrëfeu se po në studion ku xhirohej programi, ai dikur ishte ndaluar nga policia pasi kishte thyer urdhrin për ndalimin e tij, e se pa leje kishte ardhur nga Shkodra drejt televizionit.
Së fundmi Ndoci u pa në fushatën politike të Benet Beci për të cilin tha: “Në demokraci gjëja më e rëndësishme është rrotacioni. Me vinin sms nga shkodranët qe ishin demokratë e donin ndryshimin. Me Benetin njihem familjarisht”.
Moderatori e pyeti edhe për një dalje të tij publike me Becin e Luiz Ejllin. “Luizi ishte më i miri, jo niveli i atyre që ishin pjesëmarrës. Pjesëmarrësit në lojë s’kishin ndonjë ngritje intelektuale, unë do futesha në shtëpi nëse aty do kishte njerëz intelektualë. Jo si këta këtë vit’.
Shpesh për artistët dinamikë e energjike njerëzit kanë aluduar se përdorin lëndë narkotike. Ndoci u shpreh: ‘Kërsheria të çon ta provosh. Unë kam bërë dy tre prova por s’kam pas nevoje më tej. Droga ime është muzika’.
Lini një Përgjigje