TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2023, 10:26

Zhvati 3 mln euro përmes postës private, "supermashtruesja" del sot para gjykatës së Korçës

Shkruar nga Pamfleti
Zhvati 3 mln euro përmes postës private, "supermashtruesja"

Alma Beqiri, e arrestuar nën akuzën për mashtrim, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria kërkon arrest me burg. 

46 vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec.  E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Si funksiononte skema? 

Posta kishte marrëveshje me kompani private që operonin online. Në momentin që dorëzonte materialet e dërguara, paratë e shërbimit nuk shkonin në llogari të postës por për llogari të vetë agjentes.

Sipas policisë përgjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro" informoi sot policia e Korçës.
Sigurimi këtyre fitimeve të mëdha janë dukur dhe në jetesën ndryshe që 46 vjeçarja kishte filluar të bënte në këto dy vite.

Policia thotë se të ardhurat investoheshin blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Operacioni policor u kodua "Postmail" dhe u finalizua pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

alma beqiri zhvati 3 mln euro

Lini një Përgjigje