TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2023, 14:17

Rënia e euros, Artan Hoxha: “Bursa e bananeve” të Ekuadorit në Durrës pranon vetëm lekë shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e euros, Artan Hoxha: “Bursa e bananeve” të

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim lidhur me rënien drastike që kanë pësuar euro dhe dollari në muajt e fundit. Hoxha ironizon teksa shkruan se as “bursa e bananeve” të Ekuadorit në Durrës nuk po shesim më drogë me euro dhe dollarë.  

Pyeta sot në mëngjes “bursën e bananeve” të Ekuadorit në Durrës, sa ka shkuar kilogrami?! Me euro dhe dollarë nuk shesim për momentin. Ka shkuar valuta për lesh… Po deshe me lekë shqiptare, bujrum,-më thanë…”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Rënia e euros, Artan Hoxha: “Bursa e bananeve” të

Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.Banka e Shqipërisë raportoi se një euro u ble sot me mesatarisht 108.18 lekë dhe u shit mesatarisht me 108.51 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj. Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore. Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë. Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik. 

rënia e euros dhe dollarit: si po zhvler artan hoxha:

Lini një Përgjigje