
U bënë disa vite që ne i besuam këtij produkti nga fjalët e drejtuesve të kësaj kompanie mashtruese. Fjalëtë të tilla si produkti i tyre ishte më i miri dhe se produkti i tyre ishte origjinal, bien të gjitha poshtë pasi vetë ata dolën me zë e figurë dhe dëshmuan se po na mashtrojnë.
Po si mundet që një markë e mirënjohur të ndryshojë emërtimin por pa ndryshuar imazhin? Me siguri edhe këtu kemi të bëjmë me emra artistik siç kishim emrin artistik të administratorit të kompanisë që e tregton këtë produkt në Shqipëri.
Mos vallë edhe ata administrator e aksionerë andej jashtë nga pretendojnë që e falsifikojnë këtë produkt kanë emra artistik?
Si mendoni sikur Coca Cola, Philip Morris, Red Bull apo Mc Donalds të ndryshonin emrin por pa ndryshuar aspak imazhin? Si mund të jenë kaq të pafytyrë sa të dilet me zë e figurë duke pranuar që e kanë ndryshuar emrin por pa ndryshuar imazhin?
Nga cila xhungël vijnë këta njerëz që e mbajnë veten edhe si kompani serioze kur një kompani në thelb të saj duhet të ketë zbatimin e ligjit?
A kanë këto pseudo kompani pronësi qoftë edhe mbi këtë produktin "8S2" në territorin e Republikës së Shqipërisë? As që bëhet fjalë.
Po me çfarë argumenti ligjor e mbrojnë këtë apo thjesht i gjejnë anën institucioneve? Tamam kështu ndodh rëndom por që këtë marifet nuk e kanë shansin ta bëjnë në vendet e tjera ku nuk kanë pronësinë mbi markën.
Çfarë konfuzioni do të krijohej në tregjet ndërkombëtare po të kishte disa kompani dhe institucione të tilla që nuk zbatojnë ligjet? Po ju marrim vetëm disa shembuj: Nga Coca Cola të bëhej Coga Cola, nga Philip Morris të bëhej Philip Monris apo nga Red Bull të bëhej Bed Bull.
Po paraqesim një historik të pijes së famshme false që ndryshon vazhdimisht emra:
Kompanitë për të siguruar e garantuar mos cënimin e markës së tyre bëjnë disa regjistrime me ndryshimet në dizajne, ngjyra etj por asnjëherë nuk ndryshojnë emrin pasi kudo në botë e rëndësishme është fiksimi në mendjen e konsumatorit të emrit të markës. Këtë e bëjnë duke kaluar më parë në regjistrimin e markës dhe më pas hidhet produkti në treg. E kundërta ndodh me këtë pseudo kompani që ndryshon emrin, nuk bën regjistrim dhe pa ndryshuar asgjë as në imazh na del me pretendimin se ky produkt quhet "8S2". Këta "marifetçinj" bëjnë çfarë ti teket dhe ne u dashka të pranojmë të tallen me inteligjencën tonë. Ligji është një në të gjithë botën dhe edhe për ne në Shqipëri është i njëjtë pavarësisht që këtu ka pseudo kompani të tilla që deklarojnë se po përmirësojnë ligjin. Të drejtat ligjore janë të drejta dhe detyrimet janë detyrime për të gjithë njëlloj pavarësisht si zbatohen në vendin tonë e si zbatohen në vendet e tjera . Ligji kudo duhet të preminojë qofshin këto kompani vendase apo të huaja dhe kujtdo duhet ti thuhet stop para ligjit.
Në disa investigime të kryera na ra në sy një gjë e thjeshtë; Cila është arsyeja e ndërrimit të emrit nga BAVARIA NV në SWINKELS FAMILY BRAWERS? Mos vallë kemi të bëjmë edhe këtu me një emër artistik apo për shkak të problemeve me gjykatat europiane për emrin Bavaria? Sa do e donim një përgjigje të sinqertë nga këto kompani kaq "serioze" ....
Lini një Përgjigje