TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2025, 16:51

Akuza e Nuredin Dumanit, ish-ministri Nasip Naço: SPAK të hetojë, nuk kam miratuar asnjë favor për të

Shkruar nga Pamfleti

Akuza e Nuredin Dumanit, ish-ministri Nasip Naço: SPAK të

Një deklaratë e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë lidhur me disa ngjarje kriminale, ka sjellë reagimin e Nasip Naços, deputetit të PS-së, dhe ish-ministrit të Drejtësisë në vitin 2014, kohë kur përfaqësonte në qeveri LSI-në.

Dumani në deklaratën e tij tha se është ndihmuar nga dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços, për të dalë nga burgu, përmes një ekzaminimi mjekësor. “Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Deklarata e Nuredin Dumanit solli reagimin e Nasip Naços, i cili përmes një deklarate shprehet se “distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje”.

Në vijim ai thekson se roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar.

“Ministri nuk heton, nuk ngre akuza, nuk pushon çështje dhe nuk jep vendime fajsie apo pafajsie. Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.

Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër”, shprehet Naço.

Lini një Përgjigje