TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2025, 14:29

Inceneratori i Tiranës/ Nis gjykimi për Alqi Bllakon në GJKKO, ish-deputeti i PS kërkon gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratori i Tiranës/ Nis gjykimi për Alqi Bllakon në GJKKO,

Sot ka nisur seanca e parë në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njëherësh ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Bllako kërkoi të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.

Hetimet për Bllakon përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Lini një Përgjigje