TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 08:57

Aksident i frikshëm në qendër të Beratit, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i frikshëm në qendër të Beratit, drejtuesi braktis

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit ka përfshirë një fuoristradë Mercedes Benz GL me targa AB 473 AX.

Fuoristrada, e cila po qarkullonte me shpejtësi nga ish-merkatoja drejt gjykatës, ka rrëshqitur dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit,por nuk dihet ende nëse ka qënë ai në drejtimin e mjetit apo jo.Sipas policisë,po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin.

Lini një Përgjigje