TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2025, 22:11

Sherri në berberanë degjeneron në përdorimin e thikës, plagoset 1 person

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në berberanë degjeneron në përdorimin e thikës,

Një sherr që ka nisur me fjalë dhe më pas me përdorimin e thikës ka shkaktuar 1 të plagosur në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në një berberanë në lagjen numër 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rr. Rinia.

Sipas të dhënave policore në konflikt janë përfshirë shtetasit S.S dhe N.A, i cili po qethej.

Nga raportimet mësohet se shtetasi S.S pas një debati ka goditur me thikë 23-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime në kokë, krahë dhe njërën dorë.

I plagosuri është transportuar në spital, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Lini një Përgjigje