
Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, tha nga Dritan Rexhepi pret që të zbulojë të vërtetën për rastin e Jan Prengës.
Për emisionin ‘Review’ në Euronews, Karamuço tha se Rexhepi nuk bashkëpunon me organet, madje ka precedentë që tregojnë se ai ka dashur të bëjë atentate ndaj një prokurori të Krimeve të Rënda.
“Një bashkëpunëtor i drejtësisë tregon të gjitha veprat që organizata ka kryer, për rolin e gjithsecilit. Por mendoj se Rexhepi nuk është profili i personit që mund të bashkëpunojë”, tha Karamuço.
Sipas ekspertit, Rexhepi ka qenë i dyshuar për një tentative atentati ndaj një prokurori të krimeve të rënda, dhe për atë ngjarje kur ai u shoqërua nga policia e Durrësit dhe më pas u arratis.
“Prokurori dhe polici dolën nga zyra dhe e lanë vetëm, ndërkohë që ai u arratis nga Policia e Durrësit. Nuk është nga këto profile që mund të bashkëpunojë me drejtësinë,” shpjegoi Karamuço.
Kur flitet për zhdukjen e trupit të Jan Prengës, Karamuço theksoi se Dritan Rexhepi është vetë i akuzuar si organizator dhe porositës i krimit, duke e bërë të pamundur për të që të bëhet i penduar i drejtësisë.
Ai tha se organizatat kriminale janë investuar që Rexhepi të arratiset, aq i rëndësishëm është për atë organigramën që kanë këto organizata.
“Ai është vendosur në një ambient të 41 biss, pra është vendosur në një izolim që e bën të pamundur arratisjen e tij”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje