TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2025, 16:47

Brenda 10 ditësh do të kemi emra të rinj non grata? Paralajmëron eksperti: Në listë politikanë dhe biznesmenë

Shkruar nga Pamfleti

Brenda 10 ditësh do të kemi emra të rinj non grata?

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për listën e re të Presidentit amerikan në largim në Ballkan, thotë se emrat do të dalin brenda dhjetë ditëve të ardhshme për sa kohë që Joe Biden është ende në detyrë.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ai deklaroi se në listë krahas personazheve nga Kosova, do të ketë edhe nga Shqipëria.

Në listën e zezë të amerikanëve nga Shqipëria do jenë personazhe nga fusha e politikës dhe biznesit. Ka kohë që punohet për disa emra dhe verifikime ndaj tyre.

Për tu futur në listë përfshihen shumë gjëra brenda, nuk është diçka e momentit, por janë moskorrektësia politike, korrupsioni etj”, tha ai.

Ndërsa për të përfshirët në listë nga Kosova, Kulla tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka prodhuar gati të gjithë partitë politike në Kosovë.

Në vijim shtoi se Albin Kurti nuk mund të jetë në listën e zezë për sa kohë që është kryeministër.

Lini një Përgjigje