TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2025, 21:59

“Të tregojë ku është trupi i Jan Prengës”, Karamuço: Dritan Rexhepi ‘mbrojtje speciale’ në Turqi, lidhje me kriminelë të fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti

“Të tregojë ku është trupi i Jan Prengës”,

Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço dha detaje të reja lidhur me Dritan Rexhepin, të ekstraduarin që është bërë i njohur për arratisjet spektakolare dhe lidhjet me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Karamuço gjithashtu përmendi disa versione për lëvizjet e Rexhepit dhe ndjekjen e tij.

Dihet që ai ka kërkuar të vijë dhe të përballet me drejtësinë për ngjarjen ku u vranë 2 efektivë policie. Sipas versioneve të tjera, ai ka qenë i ndjekur gjithmonë, por autoritetet turke arritën ta kapin befasishëm në një vilë buzë Bosforit”, shtoi ai.

Eksperti theksoi se Rexhepi ka gëzuar një status të veçantë dhe ka pasur lidhje me kriminelë të fuqishëm turq që e favorizonin.

Ai ka mbajtur lidhje me Turqinë dhe me Greqinë, ku janë krijuar linja për transportin e drogës, si në anën detare ashtu dhe në atë tokësore”, tha Karamuço në Euroneës, duke shtuar se ai e di të vërtetën mbi zhdukjen e Jan Prengës dhe duhet të hedhë dritë.

 

 

Lini një Përgjigje