
Shemsi Prençi, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit, duke folur për ekstradimin e Dritan Rexhepit, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa po gjykohet për zhdukjen e Jan Prengës, se ka zëra se ai mund ta ketë zgjedhur vetë ardhjen e tij në Shqipëri.
Prençi, në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, tha se ndoshta Dritan Rexhepi ka zgjedhur vetë rrugën e ekstradimit drejt Shqipërisë, pasi ka zëra se mund të ketë marrë vesh se i rrezikohej jeta nga grupet kriminale ndërkombëtare.
Por në anën tjetër, Prençi tha se ka informacione të tjera që tregojnë se kontributi i policisë shqiptare në kapjen e Rexhepit, akuzat për vrasjen e dy policëve dhe historia e Jan Prengës mund të kenë luajtur rol në ekstradimin e tij.
Prençi u shpreh se flitet se rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës është zbardhur plotësisht dhe me të gjtiha detajet nga SPAK.
“Dritan Rexhepi akuzohet si një nga personat kryesorë që ka marrë pjesë në vrasjen e dy policëve në Krujë.
Në atë kohë, ai ishte rreth 19 vjeç dhe kishte përfunduar një vit studimesh në Fakultetin e Drejtësisë. Më pas, ai u largua jashtë shtetit pasi mori vesh se po kërkohej për vrasjen e dy policëve.
Ai është arratisur katër herë nga burgjet dhe njihet si një person i zgjuar, i shkathët dhe i guximshëm. Ka pasur mundësi të pasurohet nëpërmjet trafikut të drogës”, tha Prençi.
Lini një Përgjigje