TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2025, 22:34

‘Këta persona duan të më vrasin’, gazetari zbulon detaje: Ja si po e kundërshton Durim Bami ekstradimin nga Dubai

Shkruar nga Pamfleti

‘Këta persona duan të më vrasin’, gazetari zbulon

Durim Bami, një nga personazhet e botës së krimit, i cili ndodhet në Dubai dhe ndaj të cilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar autoritetet shqiptare, po kundërshton ekstradimin në Shqipëri.

Gazetari Edison Vatnikaj foli në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me procedurat për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai.

Sipas Vatnikajt, mbrojtja e Bamit ka paraqitur në gjykatë një listë të gjatë emrash, duke pretenduar se ata janë individët që, sipas Bamit, duan ta vrasin, dhe kjo është një prej arsyeve për të mos e ekstraduar në Shqipëri.

Vatnikaj shtoi se Durim Bami ka ofruar si provë në gjykatën e Emirateve të Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, përbëjnë një kërcënim për jetën e tij.

Po ashtu, mbrojtja ka dorëzuar materiale të përgjuara nga aplikacioni SKY ECC, që përdoret për komunikime të koduara, për të mbështetur kërkesën e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

“Durim Bami ka paraqitur si provë për të mos u ekstraduar pranë gjykatës në Emiratet e Bashkuara Arabe një listë personash që, sipas tij, duan ta vrasin, si dhe materiale nga përgjimet e SKY ECC”, tha gazetari.

Lini një Përgjigje