TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2025, 08:44

Moti i keq/ Dibra dhe Kukësi nën ‘pushtetin’ e dëborës, trashësia arrin deri në 40 cm; ndërpritet energjia elektrike

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Dibra dhe Kukësi nën ‘pushtetin’ e
Trashësia kalon 10 cm në qytet dhe shumë zona janë pa energji elektrike

Problem mbetet era e fortë që shkakton grumbullimin e dëborës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, duke sjellë edhe probleme në qarkullim.

Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, ku trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm.

Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë ku konkretisht aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë ka shkuar 20 centimetra, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan, Fushë Bulqizë, Shupenzë trashësia e dëborës vijon nga 20 centimetra deri në 50 centimetra në zonat e thella ku dhe janë disa fshatra.

Probleme nga reshjet e dëborës ka edhe në Mat ku aktualisht Bypass-i i rrugës së Arbrit është i bllokuar.

Ndërkohë kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës, por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhet të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Edhe Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe dëbore, gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, ka bërë që termometri të zbresë në -3.C, duke krijuar kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janatit.

Dëbora ka kaluar 10 cm në qytet, ndërsa në lartësi ajo ka arritur deri në 30 cm. Problem mbetet era e fortë që shkakton grumbullimin e dëborës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.

Të gjitha rrugët nacionale kanë vështirësi në lëvizje, këshillohen që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar në përdorimin e këtyre rrugëve, e nëse është e nevojshme të shmangimin qarkullimin e tyre gjatë drejtimin të automjetit.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa janë pa energji elektrike Nj. Adm. Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Nj. Adm. Qendër-Krumë, fshatrat Kishaj, Pogaj, Nj. Adm. Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Nj. Adm. Golaj Bashkia Has.

Edhe në Mirditë  zonat malore janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ditën e sotme, reshjet do të jenë prezente prej orëve të para të 24 orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive.

Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në momentin e reshjeve të shiut, gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes po ashtu ngrica përgjatë akseve rrugore, pasi tashmë të dielën do të kemi dhe rënie të ndjeshme temperaturash ku vlerat minimale pritet të regjistrohen -6°C në zonat malore./ Pamfleti

moti i keq dibër kukës

Lini një Përgjigje