TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2024, 16:25

Aferat me pronat, GJKKO dënon me 6 muaj burg qytetarin që korruptoi inspektorin e ATP

Shkruar nga Pamfleti

Aferat me pronat, GJKKO dënon me 6 muaj burg qytetarin që korruptoi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg një qytetar, të përfshirë në një skemë korrupsioni.

Mësohet se është dënuar me 6 muaj burg Artur Gashi. Emri i tij doli në vitin 2023, kur dhe u arrestua Ilir Kapetani, inspektor në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Ky i fundit ishte përfshirë 14 herë në skema korruptive duke marrë para nga qytetarët për çështje pronash. Mes emrave që kanë dhënë ryshfet është dhe Artur Gashi, si dhe disa qytetarë të tjerë.

Artur Gashi është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Ndërkohë që për shkak për aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Gashi do të kryej katër muaj burg. Por në vendim theksohet se këtij dënimi do t’i zbriten edhe ditët që ka kryer në masën “arrest shtëpie”.

Vendimi

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 249/2020, në ngarkim të të pandehurit Artur Gashi, për akuzën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal
Gjykimi i kësaj heshtje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 66, datë 05.11.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Gashi për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr.43 të vitit 2021 dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Gashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e qëndrimit në masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

artur gashi gjkko korrupsion burg

Lini një Përgjigje