
Prokurorja federale belge përfundon takimin në SPAK.
Por mësohet se prokurorja Ann Fransen e shoqëruar nga grupe hetimi që janë skuadra të përbashkëta me SPAK do të rikthehet sërish në Prokurorinë e Posaçme të mërkurë.
Dosjet e nxehta mes palëve mbahet sekret, por e sigurt është që janë në zhvillim e sipër. Me gjasë në fokus janë përgjimet e Sky Ecc dhe dosja “Toyota Auris”.
Si u zbërthye Sky ECC?
Pas goditjes së kësaj platforme në fazën e parë, policia përgjonte dhe ruante komunikimet e koduara nga rrjeti Sky, ndërsa ekspertët përpunuan mënyrën e deshifrimit të tyre.
Në fazën e dytë, e cila zgjati tre javë, policia ishte në gjendje të lexonte të dhënat live të dërguara nëpër rrjetin Sky ECC.
Marrja dhe konfiskimi i serverëve të kësaj kompanie është bërë në 2021 mesazhet që po dalin. Bisedat në të njëjtën platformë edhe të operacionit metamorfoza që kanë dalë në dritë në Shqipëri u sollën nga grupet e përbashkëta hetimore Franceze Belge dhe Angleze. Sipas autoriteteve atje në të gjithë botën dërgoheshin mbi tre milionë mesazhe nëpërmjet serverave të Sky të cilat ndodheshin në Francë. Prioritet i është dhënë rasteve të eliminimeve fizike, ndërsa faza e dytë është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Lini një Përgjigje