
Ndërkohë mësohet se për pedagogët, Gjykata e Elbasanit i ka çuar dosjen SPAK-ut.
Gjykata Elbasan ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në burg sekserin. Ndërsa një tjetër pedagog është ende në kërkim.
Ndërkohë mësohet se për pedagogët, Gjykata e Elbasanit i ka çuar dosjen SPAK-ut.
Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri Gazment Hodaj.
Gjatë kontrolleve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Ndërkohë 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë pezulluar nga detyra.
Pedagogët:
Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri
8- Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur ne kerkim)
Lini një Përgjigje