TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2024, 08:37

Morën para në këmbim të notës, 7 pedagogët e Universitetit të Elbasanit dhe sekseri dalin sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Morën para në këmbim të notës, 7 pedagogët e

7 pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani ” dhe sekseri pritet të dalin sot para gjykatës.

Sot në 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do zhvillohet seanca për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për 7 pedagogët dhe sekserin.

Në pranga kanë rënë pedagogët:

1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.

6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser

Ndërsa në kërkim:

1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u krye në 1 Nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Lini një Përgjigje