Si Italia dhe Shqipëria janë të detyruara të pranojnë se baza e të dhënave të policive të tyre është e depërtueshme nga agjencia private e investigimit “Equalize” në Itali që i përket presidentit të fondacionit Fiera Milano, Enrico Pazzali dhe që administrohej nga ish-superpolici Carmine Gallo.
Bëhet fjalë për agjencinë e cila kishte arritur të kishte akses, në databaza kryesore italiane duke përfshirë këtu Policinë, Drejtorinë e Tatimeve si dhe politikanë të ndryshëm. Madje kjo agjenci ka hakeruar edhe e-mailin e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.
Depërtimi në sistemin e databazës në Shqipëri vërtetohet edhe nga disa nga përgjimet më të fundit: ato, që datojnë pak para arrestimit të Gallos, midis tij dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij më operativ, ish-policit shqiptar 50-vjeçar Artimond Jaupaj, banues afër Vareses.
Corriere della Sera ka publikuar përgjimet mes Gallos dhe Jaupajt.
Në vitin 2022, ishte Jaupaj ai që drejtoi 6-7 pjesëtarë në dy skuadra të angazhuar për të ndjekur dhe përgjuar në mënyrë të paligjshme në restorant bankierin e Jp Morgan, Alessandro Gatto.
Dhe është sërish ai personi me të cilin, më 11 shtator të kaluar, Gallo ndan një email me emrat e 4 shqiptarëve:
“Mund të më thuash nëse kanë lidhje me krimin e organizuar shqiptar? Sigurisht mthotë Jaupaj, shumë mirë, tani do t’ia dërgoj kontakteve të mia në Shqipëri, do t’i them “a mund të bëni një verifikim për këta emra?”, Ata hyjnë në sistem ku shfaqet gjithçka që kanë pasur në...”.
Gallo falënderon dhe e bën të qartë se do ta paguajë shërbimin: “Pastaj unë dhe ti do të jemi në rregull, mirë?”.
Rezulton se ish polici Artimond Kaupaj kishte nje agjencia investigative afër Milanos.
Pak ditë më parë La repubblica ka raportuar se hakerët kanë arritur të depërtojnë në informacione sekrete të policisë, informacione politike, si dhe tek informacionet qe lidheshin me dosjet penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.
Autoritetet Italiane kane deklaruar se autor të këtij sulmi kibernetik kanë qenë Enrico Pazzali, ish polici Carmine Gallo dhe Nunzio Calamucci. Për më tepër ky i fundit, thuhet se ka qenë anëtar i grupit të hakerave Anonymous dhe sipas mediave italiane grupi kishte të dhënat konfidenciale të më shumë se 800 mijë rasteve në Itali./ “Corriere della sera”
Lini një Përgjigje