TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2024, 13:56

"Kush është belgu që shiste celularët ECC"/ Maliqi flet për masakrën e Shkodrës: Lici akuzoi një bandë të lidhur me qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti

"Kush është belgu që shiste celularët ECC"/ Maliqi

Për ish-deputetin dhe drejtuesin politik të Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, ngjarja e rëndë e 30 tetorit në Dobracc të Shkodrës është një ngjarje terroriste.

Maliqi theksoi se vendi është kapur dhe drejtohet nga krimi që është në krye të shtetit.

“Ngjarja në Shkodëtr është një krim i shëmtuar, akt terrorist. Jo vetëm në Shkodër, por krime të tilla po ndodhin pothuajse dhe kjo në të gjithë vendin, ku bandat sundojnë vendin.

Pra, gjë që janë dhënë dhe në kronikat tuaja, ku babai i Hamza Licit që vdiq, tha: “Unë akuzoj një bandë të lidhur me qeverinë”.

Por dua t'ju them që vendi është i mbuluar nga krimi, ku nuk ka drejtësi dhe Shqipëria është e zhytur keq në këtë batak.

Ju sot e dhatë si lajm, ku ka mbërritur prokurorja e shtetit belg, ku dihet që në Belgjikë aplikacioni “Encrochat” ka vënë në pranga 117 persona midis tyre shqiptarë dhe kosovarë.

Që do të thotë se SPAK-u ende nuk po vë para drejtësisë dhe po i zvarrit këto hetime prej vitesh.

Dhe po ta dinë shqiptarët se çfarë përmbajnë ato përgjime, krime të rënda, korrupsion galopant e të gjitha me radhë që janë të përfshirë deputetë, ministra dhe vetë kryeministri, dhe SPAK-u i di të gjitha këto.

Një shtetas tek tregu i “Çamëve”, aty ku bëhet shkëmbimi i dollarëve ka qenë i infiltruar një shtetas belg, dhe ky është ai që mbushte këto celularë pllaka me këtë aplikacion dhe këto celularë shpërndaheshin nga një drejtues që pret të marrë një detyrë të lartë shtetërore, dhe SPAK-u e di këtë. Kjo është për të vënë duart mbi kokë”, theksoi ndër të tjera Lefter Maliqi në “Ora News”.

 

Lini një Përgjigje