TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 22:45

A do të godasë SPAK para zgjedhjeve? Klodiana Lala zbulon kush janë më të rrezikuarit!

Shkruar nga Pamfleti

A do të godasë SPAK para zgjedhjeve? Klodiana Lala zbulon kush

Gazetarja Klodiana Lala, foli për disa nga çështjet më të bujshme të cilat po hetohen nga SPAK aktualisht.

E  ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se në lidhje me korrupsionin, prokuroria ka një numër të konsiderueshme dosjesh.

"Ajo që di është se prokuroria e posaçme, ka disa çështje kryesore, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sigurisht bëhet fjalë për korrupsion në nivele të larta. Për zbërthimin e aplikacioneve të koduara, kanë patur një farë suksesi. Në Shqipëri ka nisur vonë, informacionet e para kanë ardhur jo më shumë se një vit më parë.

Në lidhje me korrupsionin prokuroria ka një numër të konsiderueshme dosjesh. Pritshmëria ka qenë shumë më e lartë. Në një vit e gjysmë, kemi hapa domethënës. Rasti Berisha, Beqja, Ahmetaj, janë publike. Njëra më kryesore është ajo me Metën dhe Kryemadhin. Kjo çështje ka vonuar, për shkak të disa kërkesave për letër-porosi jashtë vendit, historikisht në të gjithë vendet europiane, zgjasin", tha Lala ndër të tjera.

Lini një Përgjigje