TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 22:19

“Fola me shefin e FNSH…”, Llabani tregon pse policia shkoi në Kuvend: Ka pasur të dhëna se do u vihej flaka karrigeve brenda

Shkruar nga Pamfleti

“Fola me shefin e FNSH…”, Llabani tregon pse policia shkoi

Gazetarja Anduena Llabani ka folur lidhur me përplasjen fizike të deputetëve të opozitës me policinë sot në Kuvend.

Ajo tregon se pas tensioneve brenda në Parlament, forcat e policisë FNSH u thirrën në Kuvend nga deputetët.

Llabani shprehet se në momentin kur Erion Braçe ka thënë po na kërcënohet jeta nga deputetja Elda Hoti, më pas kanë ardhur forcat e FNSH.

“Policinë e kanë kërkuar deputetët. Në momentin që deputetët e PD ka hedhur një lëndë që thoshte se ishte parfum, ata kanë ardhur aty…Kam folur sot me drejtorin e gardës. Kur Erion Braçe ka thënë po na kërcënohet jeta se ka pasur informacione se kjo deputete do t’i vinte zjarrin karrigeve brenda sallës së kuvendit. Nga shefi më është thënë se deputetët kanë seancë normale dhe t’ju garantohet jeta brenda sallës. Forcat e FNSH kanë ardhur më pas”, tha Llabani për “Abc News”.

Lini një Përgjigje