
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar detaje në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas tij, për hetimin pasuror për Sali Berishën, SPAK ka pasur informacion dhe nga ndërkombëtarët. Sipas tij, prokuroria ka bërë një punë voluminoze në këtë rast.
“Ne kemi të drejtë t’i vëmë dhe notën SPAK-ut lidhur me këtë rast. Është një punë shumë e madhe që nuk ka nisur sot, ka disa vite, një aktivitet shumë i ngjeshur, që ka pasur brenda dosjes dhe kabllograme të kthyera në prova, që është dashur të hetohen. Do të thotë dhe informacion nga ndërkombëtarët. Unë kam qenë i bindur se ato gjërat nën hetimin pasuror si udhëtimet, nuk janë hetuar kaq shpejt nga ana e SPAK”, tha ai.
Karamuço u ndal dhe te kabllogramet e dikurshme të ambasadorit amerikan kundër Berishës.
“Kabllogrami është më shumë një metaforë se në kuptimin fizik është më shumë një komunikim që bëjnë ambasadat me ministritë përkatëse dhe Departamentit të Shtetit”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje