
Hapja e grup kapitullit të parë BE-Shqipëri nxiti debate mes analistëve Arian Curri dhe Ervis Iljazaj të cilët i shohin me skepticizëm përfitimet e vendit.
Pasi ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin u shpreh se në planin e rritjes, Shqipëria merr 922 milion euro, analisti Arjan Curri, në studion e “Top Story” me Grida Dumën, kundërshtoi, duke thënë se “jo domosdoshmërisht vendi ynë përfiton këtë shumë”.
Sipas tij, nëse BE sheh se diçka nuk shkon, bllokohet procesi.
“IPARD 3 është pezulluar. Edhe këto 900 e ca milion nuk është se do i marrim se s’bën. Shumica do shkojnë në gropa të zeza, sepse do i marrin shoqatat joqeveritare. Ai 25%. Nuk është se do jepen të gjitha. Po panë që diçka nuk shkon, bllokohet. Ne jemi më faqezinjtë. Imagjino gjyqësori që do vite të tëra, prokurimi publik, statistikat që myslimanët s’pranojnë se janë aq sa janë apo të krishterët. Ne jemi për faqe të zeza.
Fakti që hapen negociatat nuk do të thotë ndonjë gjë e madhe, metodologjia e re është me e ashpër, mund t’i kthejë negociatat nga e para, mund t’i paralizojë etj. Po ju kujtoj që Turqia ka 25 vite që i ka hapur negociatat me BE-në, por është ngrirë. Ne na ka ngecur drejtësia, imagjino as përkthime nuk bëjmë dot, se punojnë 2, pesë rrinë, sepse janë të partisë….”, tha ai.
Lini një Përgjigje