TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Tetor 2024, 21:24

"Opozita e di fundin e vet", Bushati: Gjuan disa shkelma sepse nuk ka çfarë i bën Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita e di fundin e vet", Bushati: Gjuan disa shkelma sepse nuk ka

Gazetari Andi Bushati tha se opozita nuk mund të bëjë asgjë, përveç aksioneve që ka nisur dhe i quan "mosbindje civile". 

I ftuar në "Të Paekspozuarit", Bushati u shpreh se opozita e di rezultatin final në sistemin autokratik që ka ndërtuar Edi Rama dhe se e vetmja gjë që i mbetet është të "lëshojë disa shkelma".

"Kemi thënë, gabimet, i mori Rama të gjitha se latë Parlamentin. U kthyen të shkretët dhe thanë po bëjmë jetë parlamentare. Kërkuan interpelancë, nuk dua thotë Rama. Kërkojnë mocion, nuk dua thotë ai, ik nuk bëni. Ore po 1/5 mund të çojnë Olta Xhackën në GJK, jo thotë, ikni non grata. Ore sikur të bëjmë një komision hetimor, ç’është ky charter i Erdogan që udhëton Rama, jo thotë ai nuk bëhet.

Ne merremi shpesh, hyri policia, mori revolen, ankohet edhe opozita. Këto në fakt janë vetëm shfaqjet e një dhune të institucionalizuar. Këto që përmenda unë, këto janë dhuna reale, e cila sjell pastaj këto efekte. Nuk është dhunë polici që ndoshta i drejtoi revolen policit. Në këtë vend opozita nuk njihet. Fiton zgjedhjet në Himarë, të fusin SPAK të heqin. 7 bashki fitoi PD, dy ja morën. Kush është në burg, këta që fituan bashkitë, Salianji që ishte i deleguari në Kavajë dhe Beleri që fitoi Himarën.

Tani duan të vjedhin dhe pa i thënë njeri që janë hajdutë. Ka mundësi të mbyllni dhe gojën që të vjedhim pa zhurmë. Ata të shkretët, djegin xhaketat atje, se vetëm kjo i ka ngelur.

Kjo opozita është, të vjen një bandë në shtëpi dhe thonë do të përdhunojmë gruan dhe vajzën, do të luftosh apo do i thuash bujrum? Kjo opozitë gjuan disa shkelma, se në fund do e përdhunojnë", tha Bushati. 

 

Lini një Përgjigje