
Gazetari Adriatik Doçi e shikon si teatër “mosbindjen civile” të opozitës. I ftuar në një emision, ai tha se deputet e PD po bëjnë garë kush t’i pëlqejë më shumë Berishës për një vend në listën e zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas tij, PS e ka të sigurt fitoren dhe beteja bëhet për të justifikuar humbjen.
"E shikoj si teatër që përsëritet çdo javë. Është përshkallëzuar. Rrethanat janë që po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe kush më shumë ti bjeri në sy liderit non grata të zërë një renditje në listën për kandidatë. Sipas sondazheve nuk pritet ndonjë surprizë. Në këto kushte kur pushteti aktual pritet të marri mandatin e katërt lufta bëhet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të ardhshme, dhe kur gjykata do marrë në gjykim Sali Berishën. Presion ndaj gjykatës dhe SPAK për shkak të dosjeve të tjera në SPAK të funksionarëve të PD”, tha ai.
Sipas Doçit, më të zellshmit për tu konfrontuar janë personazhe me dosje në SPAK. Nga ana tjetër ai deklaron se SPAK ka futur në skaner Shkëlzen Berishën.
“Fillon nga Luan Baçi që ka dosje për pastrim parash, Flamur Noka, etj. Po verifikohet edhe roli i Shkëlzen Berishës në dosjen e Gërdecit dhe CEZ. SPAK ka tërhequr dosjet në ILDKP. Një hall i përbashkët, hall drejtësie, hall SPAK”, tha ai në “Report TV”.
Lini një Përgjigje